Avokati bie nga dritarja qiellgërvishtësit teksa tentonte të provonte se ishte ‘e pathyeshme’ (fotot)

08/06/2023 21:37

Nga ngjarja tragjike kanë kaluar ca kohë, por gjithsesi nëse ka një mënyrë turpëruese për të vdekur, ajo e Garry Hoy duhet të fitojë kurorën, teksa i ndjeri ra drejt vdekjes kur përpiqej të demonstronte se sa e fortë ishte.

38 vjeçari Hoy, një punonjës i respektuar i firmës së avokatisë Holden Day Wilson, ishte diplomuar në inxhinieri dhe po specializohej në ligjin për rregullacionin dhe sigurinë e ndërtimit.

Prandaj dhe qëndrueshmëria e ndërtesave moderne dhe teknikave të ndërtimit ishte diçka që i interesonte në veçanti.

Kështu që karriera e tij e çoi në zyrën në katin e 24-rt të një ndërtesë të lartë në zonën e biznesit Financial District. Ndërtesa e vitit 1969 ishte impresionuese dhe dritaret e mëdha të zyrës e impresionuan atë më shumë.

Por nuk ishte pamja i tërhoqi vëmendjen por forca e rezistencës së tyre.

Për të demonstruar forcën e tyre të rezistencës ai krijoi një zakon duke testuar me trup vetratën për të impresionuar të ftuarit. Dhe kjo ndoshta dihej se ku do të shpinte…

Më 9 korrik 1993, kompania organizoi një festë mirëpritjeje në dhomën e konferencave për të ardhurit e rinj, të cilët nisën të eksploronin ambientet e zyrave.

Garry gjeti momentin për të impresionuar të ftuarit  dhe ashtu siç kishte bërë disa herë më parë u lëshua me të gjithë forcën e trupit në vetratën e madhe për të dëshmuar dizajnin e pathyeshëm dhe sigurinë e saj.

Por herën e dytë, ai nuk u përplas më siç bëri herën e parë.

Të rinjtë e kompanisë panë me tmerr sesi xhami doli nga korniza e tij dhe bashkë me avokatin fluturuan jashtë.

Hoy, i shokuar dhe surprizuar sa gjithë të tjerët, fluturoi poshtë 24 kate, duke vdekur në vend, i përplasur në pllakat e trotuarit.

Një prej inxhinierëve të ndërtesës tha asokohe për rrjetin vendas Toronto Star: “Nuk njoh asnjë kod ndërtimi që më kërkon xhamin të durojë forcën e një burri 100-kilogramësh të lëshohet me të gjithë forcën në të”.

Vdekja e Garry u klasifikua si dalje aksidentale nga dritarja, që deri tani ka rezultuar një mënyrë shumë e rrallë vdekjeje.

Garry raportohet se më vonë fitoi një çmim Darwin Award, për fundin e tij turpërues.

Komentuesit thonë se gjithsesi Garry e provoi rezistencën e xhamit: ai nuk u thye por korniza dështoi duke e lënë të binte.

FOTO GALERI
1/3
Garry raportohet se më vonë fitoi një çmim Darwin Award, për fundin e tij turpërues.

Top Channel