Egjipti ndalon kuratorët holandezë për ‘falsifikim të historisë’ me artistë me ngjyrë si Beyoncé, Rihanna, në rolet e sunduesve të lashtë (fotot)

07/06/2023 16:46

Zyrtarët egjiptianë kanë përjashtuar arkeologët holandezë nga vendi pas një ekzibicioni ku këngëtarë apo artistë amerikanë me ngjyrë portretizonin sunduesit e lashtë të Egjiptit duke krijuar keqinformim publik.

Muzeu Kombëtar Holandez i Antikiteteve në Leiden dënonte vendimin e autoriteteve në Kairo që erdhi pas ekzibicionit të tyre të quajtur ‘Kemet’.

Kemet, që do të thotë ‘tokë e zezë’, pretendonte të eksploronte civilizimin e lashtë egjiptian me anë të muzikës ‘jazz’, soul e funk, për të treguar ‘rëndësinë e kësaj kulture me anë të punës së muzikantëve me origjinë afrikane nga diaspora’.

Ekzibicioni tregonte një numër artistësh amerikanë me ngjyrë që shfaqeshin si figura të njohura historike egjiptiane, duke përfshirë Beyoncé e Rihanna që shfaqeshin si Nefertiti, reperin amerikan Nas në rolin e perandorit Tutankhamun apo aktorin Eddie Murphy si Ramses.

Tashmë arkeologët holandezë janë ndaluar nga varrezat e shenjta të Saqqara pranë Kairos, pas akuzave të përsëritura se portretizimet e tyre kanë tentuar të “falsifikojnë historinë” madje duke shtuar te tjere elemente ne portretizimet e tyre te kritikuara si ‘devijuese apo satanike’.

Drejtori i muzeumit Wim Weijland tha për gazetën holandeze NRC Handelsblad se ata nuk po tentojnë të falsifikojnë historinë: “Akuzat janë të papërshtatshme, ekzibicioni është bërë me shumë kujdes. Në si shkencëtarë nuk duhet të akuzojmë njëri-tjetrin kështu”.

Zhvillimi vjen mes kontestimeve të ngjashme në rrjet për rrjetin e filmave Netflix që ka portretizuar Kleopatrën me aktoren britanike me ngjyrë Adele James, kur të dhënat historike tregojnë se Kleopatra është me origjinë greko-maqedonase.

FOTO GALERI
1/3
Zyrtarët egjiptianë kanë përjashtuar arkeologët holandezë nga vendi pas një ekzibicioni ku këngëtarë apo artistë amerikanë me ngjyrë portretizonin sunduesit e lashtë të Egjiptit duke krijuar keqinformim publik.

Top Channel