Fotolajm/ Shpërthimi i digës Kakhovka, Zelensky takim urgjent gjatë natës

06/06/2023 14:50

Shpërthimi i digës Kakhovka, një pikë kyçe strategjike në vijën e parë të luftës, është kthyer në një “pikë të nxehtë” për Ukrainën.

Krahas përmbytjeve të mëdha të zonave dhe qyteteve në rajon, ajo ishte edhe furnizuesja me ujë e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia. Mijëra gallon të saj me ujë përdoreshin për të kontrolluar temperaturën e reaktorëve të bërthamor.

Me të ndodhur ngjarja, Presidenti ukrainas Vlodimyr Zelensky ka thirrur një takim urgjent me zyrtarë të lartë shtetërorë dhe rajonalë dje gjatë natës pas shkatërrimit të digës Kakhovka.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel