Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka vendosur të lejë në burg sekretaren e përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duron dhe zyrtaren tjetër Laura Shteton.

Sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, e cila kishte një vit që e mbante këtë post u gjurmua nga SPAK pasi iu paguan 330 mijë lekë për favorizim në një tender ku garonin tetë kompani.

Shuma sipas versionit zyrtar të Prokurorisë së Posaçme, iu pagua sekretares së përgjithshme nga një tjetër nëpunëse e shtetit, e identifikuar si Laureta Sheto, me detyrë specialiste e nivelit të lartë të Agjencisë së Shërbimeve Publike të Integruara.

Shuma e parave, për të cilat SPAK thekson se janë përfitim i parregullt, janë sekuestruar në vazhdimësinë e operacionit, në zyrat e sekretares së përgjithshme, që gjenden në Ministrinë e Shëndetësisë.

SPAK këmbëngul se hetimet po vijojnë ende për akuzat e korrupsionit, por të kontaktuar nga Top Channel, burimet sqaruan se nuk mund të japin më tepër informacion, për të mos dekonspiruar hetimet, që në fakt u bënë të njohura nga kryeministri.

Megjithatë, rezulton se Ministria e Shëndetësisë si autoriteti kontraktues që është denoncuar disa herë në SPAK për tenderat, hapi garën në 10 maj dhe e mbylli në datën 22 me objekt kontratë shërbimi. Fituesi, që është një kompani e themeluar në vitin 2015, dyshohet se u favorizua.

Pas arrestimit të tyre, SPAK arrestoi edhe administratorin dhe inxhinierin e firmës “Dricons” të cilët kishin paguar 330 mijë lek ryshfet me qëllim për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

Lexo edhe: Ekskluzive/ Si i ka dyfishuar fitimet kompania që paguante ryshfete për të fituar tenderin e Ministrisë së Shëndetësisë

330 mijë lekë ryshfet sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë, ndalohet administratori dhe inxhinieri i kompanisë që fitoi tenderin

Akuza për korrupsion në Shëndetësi/ SPAK: Duro mori 330 mijë lekë për tenderin e qendrave shëndetësore

Hetimi që fundosi sekretaren e Ministrisë së Shëndetësisë, përfitoi 330 mijë lekë nga një tender

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA