Ekskluzive/ Si i ka dyfishuar fitimet kompania që paguante ryshfete për të fituar tenderin e Ministrisë së Shëndetësisë

04/06/2023 14:05

Me urdhër të SPAK kanë sot ranë në pranga administratori dhe inxhinieri i firmës “DRICONS”, të cilët kishin paguar 330 mijë lek ryshfet me qëllim për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

Gazetarja Dorjana Bezat mëson se fitimet e kësaj firme, “DRICONS”, e cila paguante për të fituar tenderin, janë dyfishuar gjatë vitit 2021.

Kjo firmë me administrator Vladimir Topin ka fituar plot 213 kontrata publike me qeverisjen vendore nga të cilat ka përfituar më shumë se 36 milionë lekë.

Numri më i madh i kontratave ishte me qeverisjen vendore në Malësinë e Madhe, Shkodër dhe Krujë.

Hetimi nga SPAK

Sipas SPAK janë grumbulluar prova që krijojnë inxhinieri i firmës Dricons sh.p.k, pasi e ka marrë vlerën monetare prej 330. 000  ekë nga banesa administratorit Vladimir Topi, ja ka dërguar më pas punonjëses së ministrisë së shëndetësisë Loreta Sheto, e cila ishte personi që kishte njohje dhe mbante kontakte me Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro, kjo e fundit u kap në flagrancë me shumën e vlerës monetare të përfituar nëpërmjet korrupsionit.

Gara midis tetë kompanive prej të cilave doli fituese nëpërmjet korrupsionit Dricons , e cila për vlerën e 800 mijë lekëve do të supervizonte rikonstruksionin e disa qendrave shëndetësore në Tiranë dhe në Durrës nuk ishte e vetmja që ajo ka fituar.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel