Rritje pagash me 20%, dhurata e spitalit ditor KEIT për punonjësit e saj

05/06/2023 19:54

Në një kohë kur shumë biznese kërkojnë punëtor, spitali KEIT në Tiranë, ndërmerr veprime konkrete për t’i mbajtur punonjësit e saj me çdo kusht në Shqipëri.

Administratori i KEIT, dr. Skerdi Faria iu komunikoi mbi 170 bashkëpunëtorëve të tij rritjen e pagave me 20%, në një darkë të madhe në periferi të të kryeqytetit.

“Infermierë, i morët të gjitha rrogat.Jemi në rregull? Më fortë vitin tjetër apo jo? Jam i nderuar që kam këta kirurgë dhe ju kam të gjithë ju”-tha Skerdi Faria.

Në fokus janë politikat e punësimit dhe karrierës së kompanisë ku do të marketohet si një thirrje për të rinjtë për të qëndruar në Shqipëri dhe për emigrantët për t’u kthyer dhe për të investuar në vendin e tyre.

Unë kam mbaruar studimet në Itali, pastaj jam zhvendosur në Katar. Ka 4 muaj që jam kthyer këtu  dhe kam filluar punë në KEIT. Isha skeptike por KEIT më priti krahëhapur, jam kthyer dhe do qëndroj këtu”-shprehet një infermiere.

Me pak fjalë, është vendi më i mirë në Shqipëri”.

Vetë Dr. Skerdi është një emigrant në Itali i cili para gati 13 vitesh themeloi klinikën KEIT në Shqipëri. Tashmë KEIT nuk është më thjesht një klinikë por spitali i vetëm ditor i licencuar për kirurgjinë estetike.

Unë mendoj se e ardhmja është këtu në vendin tonë. Isha emigrant në Itali, u ktheva në moshën 40 vjeçare, investova sa kisha mundësi dhe tashmë jemi rritur goxha. Unë e  konsideroj se unë jam zemra dhe ata janë të rrahurat e zemrës sime, pa të rrahurat nuk funksionon”- shprehet Skerdi Faria.

Top Channel