E reja që më parë flinte me dyshekun në zyrë, ka krijuar tashmë biznesin e saj me vlerë $25 milionë (fotot)

05/06/2023 17:35

Një grua që më parë flinte në një dyshek portativ në magazinën e saj sepse nuk mud të paguante qeranë, tani drejton një biznes disa milionë dollarësh.

Australiania Hannah Drury nuk mund të paguante për një çati mbikokë gjatë kohës që punonte për të ngritur kompaninë e saj të qirinjve me aromë menteje ‘Peppermint Grove Fragrances’, një ide që i kishte lindur gjatë pushimeve të kaluara në Hong Kong.

Pasi u largua nga puna e saj si specialiste marketingu në Sydney, Hannah investoi çdo para që kishte në biznesin e ri, dhe detyrohej të flinte në punishten e saj të vogël që kishte marrë me qera në zonën Southern Highlands.

Tashmë 33-vjeçarja punonte asokohe 18-orë për qirinjtë me aromë deh pas një viti puna e saj nisi të jepte rezultatet.

Tashmë 10 vjet më pas, kompania Peppermint Grove është një grup me vlerë 25 milionë dollarë që shet rreth 100 000 produkte në  muaj.

“Është e pabesueshme të mendosh sesi nisi gjithçka dhe ku është tani”, thotë Hannah për rrjetin vendas news.com.au.

“Është e vështirë të mendosh sesa shumë është përhapur firma. Kemi bashkëpunëtorë në 15 vende nga Australia, Zelande e Re, Singapori, Japonia, Korea, Britania dhe vendet arabe.”

Hannah ishte frymëzuar për të krijuar aroma shtëpiake me çmime të përballueshme.

“Mua më pëlqejnë aromat dhe shpërndarësit e tyre por gjithnjë u fshihesha pasi në treg kishte shumë firma të reklamuara fuqishëm. Unë u nisa të krijoja objekte që të ishin dhe si dekor i shtëpisë përveç aromatizuesit”.

“Biznesi kërkonte orë të gjata pune dhe fillimisht nuk mund të përballoja qiranë, por vendosmëria është çelësi.”

Kompania Peppermint Grove e nisi fillimisht me qirinj soje, por tani është zgjeruar për të krijuar dhe produkte vaske dhe kujdesi trupor. Hannah krijoi më tej një biznes të dytë në 2018, Moss St. Fragrances, për qirinjtë e luksit dhe kujdesin trupor.

Tashmë pas gati një dekadë pune Hannah punëson 120 anëtarë stafi, edhe pse suksesi ka pasur kostot e tij.

“Unë ende jetoj me zyrën dhe kur shkoj me pushime puna është përsëri me mua,” shpjegon ajo.

“Por gjithsesi jam mirënjohëse dhe falënderoj stafin tim, klientët e furnizuesit që kishin besim te unë”.

“Nëse nuk je i sigurt për diçka, fol, kërko këshilla ose opinione, por gjithmonë ndiq atë që të thotë instinkti yt gjatë rrugës”, këshillon biznesmenia.

FOTO GALERI
1/3
Australiania Hannah Drury nuk mund të paguante për një çati mbikokë gjatë kohës që punonte për të ngritur kompaninë e saj të qirinjve me aromë

Top Channel