Ka marrë flakë në ecje një automjet në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Vorës.

Automjeti me drejtuese A.D., dyshohet se mori flakë për shkak të një defekti teknik ndërsa fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.

“Me datë 04.06.2023, në autostradën Tiranë-Durrës, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti me drejtuese shtetasen A. D., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”-njofton policia.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel