Kristi flet për të dashurin e Zhaklinës: Ja si u ndjeva kur u puthën

04/06/2023 17:33

Gjatë një interviste në rubrikën “Mos i bjer me top”, tek E Diell, Krist Aliaj nuk i ka shpëtuar as pyetjes në lidhje me Zhaklinën

Ai u pyet nga Ronaldo Sharka se si është ndjerë kur e pa Zhaklinën duke u puthur me një mashkull tjetër. Kristi shprehet se është shumë i lumtur për të dhe mesa Zhaklina i ka treguar, janë një çift që shkojë shumë mirë me njëri-tjetrin.

Ronaldo Sharka: Këtë periudhë ka qarkulluar një video e Zhaklin Lekatarit duke u puthur me një mashkull jashtë Shqipërisë i cili është aluduar se është i dashuri i saj. Si u ndjeve kur e pe këtë video, u ndjeve disi xheloz?

Krist Aliaj: Jo unë u kënaqa për Zhaklinën dhe kur u takuam më shpjegoi se si ishte situata me atë personin. Ai më duket një person simpatik, shkojnë shumë ata të dy.

Ronaldo Sharka: E njeh t’i atë djalin?

Krist Aliaj: Unë nuk e njoh.

Ronaldo Sharka: Po nga thua që shkojnë shumë? Apo të ka treguar Zhaklina foto të tjera?

Krist Aliaj: Jo më ka thënë që është çun i mirë, që shkojmë shumë bashkë dhe më pëlqeu kjo gjë. I uroj më të mirat.

Ronaldo Sharka: Janë të dashuruar?

Krist Aliaj: Mendoj që do zhvillohet diçka aty brenda. Shkojnë me njëri-tjetrin.

Top Channel