Kandidatët e Primareve, sipas Lulzim Bashës, nuk u zgjodhën nga vullneti i lirë i demokratëve por u paracaktuan.

nIsh-kreu demokrat tha se i gjithë procesi i primareve u manipulua nga emra të korruptuar të qeverisjes së PD.

“Bashkimi për Fitore, Bashkimi për Dështim, shpallen të ashtuquajtën “Primaret”. Procesi i primareve, vetëm emri i mbeti i tille, prodhoi pakënaqësi të shumta. Të ashtuquajturit kandidatë të primareve ishin paracaktuar nga njerëz me damkë me korrupsion gjatë 8 vjeçarit të qeverisjes tonë. Nuk kemi asnjë fytyrë të dalim para shqiptarëve dhe tu kërkojmë rrotacion për të hequr disa hajdutë dhe për të vënë disa të tjerë që u kanë mbaruar lekët që kanë vjedhur gjatë kohës që PD ka qenë në qeveri”, tha Lulzim Basha, ish kryetar i PD.

Gjatë një takimi të mbajtur në Kamëz, Basha u kritikua nga demokratët pasi duhet ta kishte larguar Berishën nga partia prej vitit 2013. Gabim të cilin ai e pranoi.

Pyetje: Ti duhet ta kishe kafshuar ujkun që në 2013-ën. Kjo është e vetmja fjalë që nuk ke mbajtur.

 Basha: Në 2013 kurrë nuk ma kishte marrë mendja që njeriu që kishim besuar gjithçka mund të vendoste interesat personale mbi ato kombëtare. Unë kështu jam mësuar. Të respektoj, por kurrë nuk e kisha menduar që gjatë kohës që e kishim vendosur në një vend nderi të vendoste interesat personale mbi ato kombëtare.

Basha tha gjithashtu se Berisha së bashku me Metën e Ramën janë shqetësuar nga rikthimi i tij në politikën aktive,

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA