Trazirat në veri të Kosovës kanë tërhequr vëmendjen e Shtëpisë së Bardhë, që përmes zv/këshilltarit amerikan për sigurinë kombëtare, Jon Finer i bëri thirrje si Prishtinës ashtu edhe Beogradit të hedhin menjëherë hapa për shtensionimin e situatës.

Finer ka biseduar personalisht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti të enjten, dhe një ditë më pas me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, duke i përcjellë shqetësimin e Shteteve të Bashkuara për situatën në veri.

“Ai kërkoi nga Qeveria e Kosovës që t’u mundësojë kryetarëve të sapozgjedhur të komunave që t’i kryejnë detyrat e tyre nga vend-ndodhje alternative dhe të tërheqë forcat policore nga ndërtesat komunale. Ai gjithashtu përshëndeti gatishmërinë e kryeministrit Kurti për të punuar për krijimin e kushteve për zgjedhje të reja”, thuhet në njoftim.

Zyrtari i lartë amerikan po ashtu i kërkoi dhe presidentit serb të marra masa për qetësimin e gjendjes, duke filluar me tërheqjen e forcave të armatosura të stacionuara në afërsi të kufirit dhe me uljen e gjendjes së gatishmërisë. Serbia t;u bëjë thirrje po ashtu protestuesve të ruajnë qetësinë në veri të Kosovës”, vazhdon deklarata.

Nga të dyja palët pritet rinagazhimi në procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Dy ditët e fundit si kryeministri Kurti, ashtu edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kanë shprehur vullnetin për zgjedhjet e reja. Kryetari i komunës së Leposavicit, Lulzim Hetemi, që nga e hëna është në zyrën e tij, pa dalë asnjëherë. Ndërsa kryetarët e komunave të Zveçanit dhe Zubin Potokut, nuk janë në zyrat e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA