Aktivistët e të drejtave të kafshëve “pushtojnë” garën e kuajve në Britani! Dhjetëra të arrestuar

03/06/2023 17:40

Një aktivist i shoqatës për kujdesin e kafshëve është arrestuar nga policia pasi vrapoi në hipodrom në Epsom Derby.

E ndaluar nga autoritetet britanike është edhe një grua. E reja u tërhoq zvarrë në dysheme, pasi bëri rezistencë duke u përpjekur të pushtonte garën e kuajve.

Eventet vijnë pasi 19 persona, që besohet se ishin protestues të të drejtave të kafshëve, u arrestuan të shtunën në mëngjes pas planeve për të prishur eventin.

Një total prej 12 personash u arrestuan brenda garës Epsom Downs gjatë garës së kuajve të shtunën, për aktivitetin e planifikuar kriminal.

Becky Cotterill, reporter i SkyNews, që ndoqi zhvillimet në garën e Surrey, tha: “Unë mund të shihja se ishte një djalë që dukej se po vraponte në pistë, i cili u kap shpejt nga rojet e sigurisë.Gara kishte filluar në momentin që ai nisi të vraponte, por rojet e sigurisë e larguan atë nga pista pa shkaktuar ndonjë ndërprerje në garë.”

Louise Hilëood, një zëdhënëse e Animal Rising, tha për Sky News: “Dikush arriti në pistë sot dhe ky është një sukses i madh – jo vetëm sepse ata hynë në pistë, por sepse arritëm të fillonim këtë bisedë kombëtare për atë që ndodh. Këtu nuk flitet vetëm për kuajt e garës, por për kafshët në shumë industri, duke përfshirë sistemin tonë ushqimor.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA