30/12 15:16
Sali Berisha ka reaguar pas qëndrimit që ka mbajtur kryeministri i vendit Edi Rama, ndaj vendimeve të homologut të Kosovës Albin Kurti për tensionet në veri.
Berisha me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se prej tre ditësh i është “përveshur” Kurtit, ndëkohë shton që një qëndrim të tillë nuk e ka mbajtur asnjë kryeministër i rajoni.
Ai theksoi se problemi po trajtohet në nivelet më të larta politike botërore, në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit, Pallatin Elize, Kancelarinë Gjermane dhe BE.
Ndër të tjera shkruan se arsyeja më kryesore qëndron në faktin se me këto deklarata Rama po gabon, sepse përveç Vuçiçit, nuk e dëgjon njeri.
Postimi i plotë:
Top Channel