Në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, çmimet e importit janë rritur me 8.6 për qind në Kosovë.

Sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) të publikuar për Indeksin e Çmimeve të Importit për tremujorin e parë 2023, ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: produktet bimore 25.2%, letra dhe artikujt e saj 21.2%, artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit 17.7%, vajrat ushqyese 14.6%, shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve 13.0%, produktet minerale 12.8%, produktet e industrive kimike 9.2%, artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani 7.7%, këpucët 7.4%, mjetet e transportit 7.1%, tekstili dhe artikujt e tekstilit 6.4%, druri dhe artikujt e tij 6.3%, pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike 5.7%, plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre 4.4%, dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar 1.6%.

Sipas ASK-së, ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve të: lëkura dhe artikujt e saj (-4.3%); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (-1.5%); si dhe metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-1.3%).

Ndërkaq, indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë u rrit për 1.1% në tremujorin e parë të vitit 2023, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022.

“Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: produktet bimore 16.6%, letra dhe artikujt e saj 8.2%, lëkura dhe artikujt e saj 5.2%, tekstili dhe artikujt e tekstilit 3.4%, artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit 2.9%, produktet e industrive kimike 2.0%, pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike 1.6%, artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani 1.3%, artikujt e ndryshëm të prodhuar 1.1%, mjetet e transportit 1.0%, instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale, muzikorë dhe mekanizmat e orës 1.0%, vajrat ushqyese 0.3%, shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve 0.1%”, thuhet në raport.

Sipas ASK-së, ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: druri dhe artikujt e tij 5.4%, plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre 3.7%, këpucët 3.5%, metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë 1.7%, dhe produktet minerale 0.9%).

“Ndërkaq, krahasuar TM1 2023 me TM1 2022, çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 8.6 për qind. Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: produktet bimore 25.2%, letra dhe artikujt e saj 21.2%, artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit 17.7%, vajrat ushqyese 14.6%, shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve 13.0%, produktet minerale 12.8%, produktet e industrive kimike 9.2%, artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani 7.7%, këpucët 7.4%, mjetet e transportit 7.1%, tekstili dhe artikujt e tekstilit 6.4%, druri dhe artikujt e tij 6.3%, pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike 5.7%, plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre 4.4%, dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar 1.6%”, thuhet në raport.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA