Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar këngëtarja Marjona Metohu, e cila foli gjatë për rrugëtimin gati 1 vjeçar të mëmësisë.

Ajo tregoi sesi i ka ndryshuar tërësisht përditshmëria pas ardhjes në jetë të vogëlushit Matias, i cili tashmë është edhe prioriteti i saj më i madh.

Megjithatë ajo u vu përballë disa pyetjeve “të nxehta”, ku zbuloi edhe nga marrëdhënia me bashkëshortin e saj Taulantin.

Marjona pranoi se në fillimet e lidhjes së tyre ai ishte më shumë xheloz. Thënë këtë, ajo kujtoi edhe një skenë xhelozie.

“Në fillim kemi qenë nga pak të dy, por prapë më tepër ka qenë ai që mbante rekord. Kohëve të fundit as njëri e as tjetri, shumë pak. Edhe të dojë nuk ka arsye sepse unë jam 24 orë me djalin. Madje hera-herës “ankohet” që merrem me djalin dhe e kam harruar. Ka ndodhur një herë që kam marrë valixhet e i kam thënë ‘po iki nga shtëpia se kështu nuk vazhdohet me këto xhelozi’, por si përfundim nuk më la të ikja”, tregoi Marjona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA