Universiteti i Arteve organizon koncertin “Music Forever” me studentët e Kantos

01/06/2023 10:41

Në kuadrin e skenës koncertore që po zhvillon Universiteti i Arteve, koncerti më i fundit u zhvillua të martën në mbrëmje, i quajtur “Music Forever”, i studentëve të degës së Kantos.

Përmes fillimit të gjinive që nuk kanë pjesë më herët në programin, mjuzikëll, muzikë shqiptare dhe ndërkombëtare, dhe popullore e përpunuar.

Drejtuesja artistike dhe pedagogia e lëndës Manjola Nallbani u shpreh e lumtur për krijimin e degës së mjuzikëllit.

Ndihem e lumtur që para 10-11 vitesh për herë të parë në historinë e Universitetit të Arteve, kam krijuar lëndën e Mjuzikëllit”, u shpreh Manjola Nallbani.

Repertori përfshinte që nga ariet, e deri tek muzikal i Notre Dame de Paris, Mama Mia, Les Miserables apo kolazhi i këngës popullore.  Skena Koncertore në Universitetin e Arteve ka qenë aktive përgjatë gjithë muajit.

Top Channel