Sunak: Vendi i merituar i Ukrainës është në NATO

01/06/2023 17:19

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, ka thënë se “vendi i merituar i Ukrainës është në NATO”. Komentet Sunak i bëri ndërsa merrte pjesë në një samit të liderëve evropianë në Moldavi. 

Duke folur për transmetuesit në mbledhjen e Komunitetit Politik Evropian, kreu i qeverisë britanike tha se: “Unë pajtohem me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s se vendi i merituar i Ukrainës është në NATO dhe ajo për të cilën po flasim gjithashtu me Ukrainën tani është të sigurohemi që ata të kenë të gjithë mbështetjen e nevojshme për një kundërsulm të suksesshëm”.

Sunak tha se ishte “krenar” për rekordin e Mbretërisë së Bashkuar në mbështetjen e Ukrainës, duke shtuar: “Ne duam të sigurohemi që të vendosim marrëveshjen e sigurisë për Ukrainën në një periudhë afatgjatë, me qëllim për t’i dërguar një sinjal shumë të fortë Vladimir Putinit se s’jemi shkuar askund. Ne jemi këtu për të qëndruar dhe do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën – jo vetëm tani, por për vite në të ardhmen”.

Top Channel