Emrat/ Shisnin në rrjete sociale monedha floriri, arrestohen babë e bir në Tiranë

01/06/2023 13:19

Babë e bir janë arrestuar në Tiranë pasi shisnin , në rrjetet sociale, monedha si ato prej floriri. 

Kështu specialistët e Komisariatit Nr. 2, kanë vënë në pranga 65-vjeçarin Kadri Forgali dhe 35-vjeçarin Klevis Forgali.

Gjatë kontrollit në banesën e këtyre dy personave, shërbimet e Policisë gjetën 467 monedha si ato prej floriri, 3 prej të cilave dyshohet se janë vjedhur më parë në një banesë. Monedhat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore dyshohet se babë e bir reklamonin dhe shisnin online, në rrjetet sociale, monedhat duke fshehur të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Tiranë/ Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Gold coins”. Shisnin online, në rrjetet sociale, monedha si ato prej floriri, vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir). Sekuestrohen 467 monedha si ato prej floriri, që u gjetën gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve, disa prej tyre të dyshuara të vjedhura. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gold coins”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit K. F., 65 vjeç dhe K. F., 35 vjeç (babë e bir), të dy banues në Tiranë. Gjatë kontrollit në banesën e këtyre dy shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën 467 monedha si ato prej floriri, 3 prej të cilave dyshohet se janë vjedhur më parë në një banesë. Monedhat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas reklamonin dhe shisnin online, në rrjetet sociale, monedha si të ato të floririt, duke fshehur të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel