Përdorte spermën e tij për të lënë pacientet shtatzënë, gjinekologu vdes në aksident me avion

01/06/2023 13:16

Një mjek i fertilitetit i akuzuar për përdorimin e spermës së tij për të lënë shtatzënë disa nga pacientet e tij, vdiq pasi avioni i ndërtuar me dorë ku udhëtonte, u rrëzua.

Dr Morris Wortman, 72 vjeç, hipi në një aeroplan eksperimental Wittman W-5 Buttercup, i cili u copëtua në mes të një fluturimi dhe ra në një kullotë në kontenë Orleans në perëndim të Nju Jorkut të dielën.

“Krahët e avionit u shkëputën dhe ranë në tokë në një kopsht frutor”, tha Sherifi Christopher Bourke të hënën.

Gjetjet paraprake treguan se pjesa kryesore e avionit udhëtoi edhe 1000 deri në 1500 jard përpara se të godiste tokën.

Piloti, Earl Luce Jr i Brockport, gjithashtu vdiq, tha Bourke, i cili kishte folur shumë për ndërtimin e aeroplanit kopje me dorë në internet.

Wortman, nga Rochester, ishte një mjek obstetër/gjinekolog i shquar në atë zonë. Ai bëri bujë në vitet 1990 i cili ndihmonte pacientet të bënin aborte dhe shpesh sulmohej nga aktivistët kundër abortit.

Gjatë një viti e gjysmë të kaluar, shumë njerëz e akuzuan Wortman-in se kishte lënë shtatzënë paciente me spermën e tij pasi i kishin kërkuar trajtime të fertilitetit në vitet 1980.

Banorja e Geneseo, Morgan Hellquist, vajza e një prej pacienteve të Wortman që mbeti shtatzënë në vitet 1980, e paditi atë në vitin 2021. Padia pretendon se Wortman i tha pacientes se dhuruesi i spermës ishte një student i mjekësisë, por ndërkohë ai përdorte spermën të tij. Wortman e fshehu të vërtetën edhe pasi vajza e pacientes u bë pacientja e tij, sipas padisë.

Padia e Geneseo, Morgan Hellquist mbetet në pritje në Gjykatën e Qarkut Monroe, ndërsa Wortman nuk e komentoi padinë kur u ngrit.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit të martën vazhdoi të hetojë përplasjen dhe Administrata Federale e Aviacionit është gjithashtu e përfshirë në një hetim.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel