Sot, në 1 Qershor, fëmijët në mbarë botën festojnë të drejtat e tyre, ndërsa argëtohen me lojëra dhe aktivitete të dedikuara vetëm për ta.

Ndryshe nga të rriturit, protesta e të vegjëlve për to thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj tyre bëhet me lojëra

Ndonëse moti është i vrenjtur, ngrohtësia që vetëm fëmijët dinë të falin dhe ngjyrat e shumta qe kanë mbushur rrugët e Tiranës, e bëjnë këtë ditë te rrezatoje me shume se çdo ditë tjetër.

Fëmijët janë lulet e para të  kopshtit të madh të shoqërisë, ndaj kjo ditë na kujton se sa e rëndësishme është të punohet për të ardhmen e fëmijëve, duke u qëndruar atyre pranë përmes argëtimit dhe edukimit cilësor.

Megjithatë, nga viti në vit, gjithnjë e më pak fëmijë e festojnë këtë ditë në kopshtet e vendit. Në pesë vitet e fundit, numri i të vegjëlve të regjistruar në kopshte ka rënë me 10 mijë, duke reflektuar ndikimin që ka shkaktuar emigracioni dhe reduktimi i çifteve që vendosin të kurorëzohen në martesë apo të krijojnë familje.

 

Top Channel