Një stuhi breshëri ka goditur fshatrat Shezë dhe Gjocaj në Peqin duke shkatërruar tërësisht pemëtarinë në prodhim.  

Rreth 20 hektarë pjeshkë është dëmtuar në mënyrë të pa rikthyeshme, ndërsa dëmtime kanë pësuar edhe kulturat e tjera.

Fermerët ndihen të pashpresë pasi të gjitha investimet e një viti u shkatërruan në pak minuta. Fermerët e kësaj zone jetojnë vetëm me këto prodhime si e vetmja mundësi jetese.

Stuhia e breshërit zgjati disa minuta. Fermerët thonë se nuk mbajnë mend një stuhi të tillë, ndërsa sipas tyre, siguracioni i prodhimit, nuk u vlen në krahasim me fitimet e vogla që marrin.

Top Channel