Në kuadër të “Javës së Italisë” u prazantua projekti fitues për ndërtimin e selisë së re të Ambasadës së Italisë.

Punimet do të zgjasin 3 vjet dhe ajo që dihet me siguri është që do të jetë ambasada më e bukur e Italisë në botë, siguruan të pranishmit.

 “Unë jam një nga projektuesit e shoqërisë Ars Proggeti, e cila fitoj tendin për projektim e selisë së të Ambasadës së Italisë. Kur nisëm punën për projektimin e kësaj ndërtese të rëndësishme na u desh të kombinonim institucionin me transparencën, publiken të bukurën. Na nevojitem të projektonim një ndërtesë e cila të përfaqësonte qindra vite marrëdhënie mes Italisë dhe Shqipërisë”, tha Daniele Fanciullaçi, administrator i deleguar nga ARS Progetti.

“Po të kthehemi 30 vite më parë, kati përdhe i ambasadave ishte kati me murin e lartë, me gjemba, me kangjella, me tela që nuk kaloheshin, sot është një hapësirë që nuk ka kufi territorial”, tha Elva Margariti, ministre e Kulturës.

“Është një seli që synon të përfshijë qytetarët e Tiranës dhe publikun e gjerë shqiptar. Ajo do të jetë një pikë referimi e re për qytetin. Unë do ta shoh selinë e re si një turist”, tha Fabrizzio Buçi, ambasador i Italisë në Shqipëri.

“Amabsadat janë patjetër si ato këmbët e urës. Edhe njerëzit janë si ato gurët, pa njërin prej nesh jeta vazhdon edhe po mos kisha fituar unë kryetar bashkie do vazhdonte qyteti, edhe po mos jetë më amabasadori projekti vazhdon. Secili prej nesh është një gur që krijon një hark tensioni në dyja brigjet e Adriatikut. Dhe më duket një metaforë shumë e bukur për të shpjeguar atë që bëjmë sot në atë kënd të urës që është Tirana dhe që po përgatitet për selinë e re. Me shumë gjasa ambasadada italiane më e bukur në botë”, tha Erion Veliaj.

Me këtë projekt Ministria e Jashtme italiane synon të ndërtojë një seli të vetme për Ambasadën e Italisë, Institutin Italian të Kulturës si edhe Agjencinë për Promovimin jashtë Italisë dhe Ndërkombëtarizimin e Sipërmarrjeve italiane (ICE).

Selia e re, është projektuar nga një bashkim operatorësh ekonomikë i drejtuar nga ARS Progetti, do të karakterizohet nga elementë si eleganca, funksionaliteti, estetika dhe do të jetë e hapur për të gjithë shtetasit, si dëshmi e lidhjes së hershme midis Italisë dhe Shqipërisë.

Në Konferencën për Shtyp morën pjesë Dekani i Fakultetit të Arkitekturës, Ambasadori i Italisë Fabrizio Buçi, Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe Administratori i Deleguar i Ars Progetti, Daniele Fanciullaçi.

Top Channel