“Fitorja e veçantë në 30 vite”/ Veliaj komenton rezultatin pozitiv në njësinë numër 8

31/05/2023 14:25

Fitoren në njësinë 8 në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj konsideron si një ndër më të bukurat në 30 vitet e fundit.

Teksa vijon turin e falënderimeve, Veliaj tha se puna dhe përkushtimi bënë që qytetarët t’i besonin sërish Partisë Socialiste për ta çuar Tiranën përpara.

Këtu në Njësinë 8, e cila dikur quhej si bastioni më i fortë i kundërshtarit – një njësi, për të cilën pala tjetër thoshte se ‘e kemi në xhep’, ‘aty kemi varur xhaketën, fitojmë edhe sikur të mos shkojmë fare’, ne kemi marrë fitoren më të madhe në 30 e kusur vite demokraci, falë punës, falë përkushtimit, njerzillëkut, këmbënguljes, falë fjalës së mbajtur, falë të parit të tjetrit në sy, falë angazhimit të jashtëzakonshëm të burrave dhe të grave të kësaj njësie, që meritojnë të gjithë respektin tone”.

Si arsye se përse  Partia Socialiste fiton gjithnjë e më thellë Veliaj veçoi pasionin për punën dhe për t’iu shërbyer të gjithëve njëlloj.

Ne nuk fitojmë se duam të shtypim dikë, ne nuk fitojmë se duam të përbuzim dikë, ne nuk fitojmë se duam të nënshtrojmë dikë, por ne fitojmë se duam t’iu shërbejmë të gjithëve njëlloj.”

Kryebashkiaku tregon sigurinë për fitore edhe në betejat e ardhshme të PS.

Do të doja që nesër të fillojmë një rrugëtim të ri, për të ftuar edhe të gjithë ata që, ndryshe nga ne, ndoshta kanë qenë me atë idenë se “ne jemi bastion”, “e kemi varur xhaketën këtu”, “e kemi të fituar”, “e kemi në xhep”, dhe ndoshta duhet të fillojmë një komunikim të ri, jo si fitimtarë që përbuzin ata që munden, por si fitimtarë që i shtrijnë dorën tjetrit, si një fitimtar që i mjekon plagën atij që sapo ka mundur, si një fitimtar që i shërben me përulësi edhe atij që sapo i ka fituar ndeshjen. Nëse do ta bëjmë këtë, atëherë do të gdhihemi me betejën e ardhshme të 2025-ës si forca jo vetëm më e madhe, por më dinjitoze dhe më bashkuese që ka parë kombi ynë. E kemi në dorë vetë fuqinë për ta bashkuar njësinë, fuqinë për ta shëruar njësinë, fuqinë për ta unifikuar dhe për ta vënë njësinë në shërbim të komunitetit,”-tha Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA