Një 22-vjeçar dyshohet se është mbytur në lumin e Matit në afërsi të Urës së Zogut.

Forca të shumta policie dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa polumbarët po punojnë për të nxjerrë trupin e pajetë.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes kanë qenë tre të rinj duke zënë peshk. 22-vjeçari është futur për t’u larë dhe e ka marrë rrjedha e lumit, ata e kanë parë për disa minuta dhe më pas u ka humbur.

Burime bëjnë me dije se djali është Valentin Nikolli 22 vjeç nga Fushë Miloti. kanë qenë dy shokët e tij, të cilët kanë lajmëruar policinë.

Veç polumbarëve, janë angazhuar edhe banorët e zonës dhe policia për kërkimin e të riut.

Lezhë/Informacion paraprak

Në lumin Mat, në territorin e njësisë administrative Zejmen, në vendin e quajtur “Ura me harqe”, shtetasi V. N., 22 vjeç, banues në Milot, dyshohet se gjatë peshkimit me shokët e tij, aksidentalisht ka rënë në lumë dhe e ka marrë rrjedha.Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe skuadra e polumbarëve e Repartit Special RENEA, të cilët kanë filluar kërkimet për gjetjen e 22-vjeçarit. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po pyesin në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes, shokët e shtetasit V. N. që kanë qenë bashkë me të, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.

Top Channel