Të shtëna me armë në Florida! Nëntë të plagosur, mes tyre katër fëmijë

30/05/2023 20:50

Nëntë persona mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në një shëtitore në qytetin e Hollivudit në shtetin e Floridës.

Qytetarët kanë vrapuar të frikësuar, ndërsa zona ishte e populluar prej festës së Dita së të Rënëve.

Autoritetet shëndetësore njoftuan se të plagosur mbetën tre fëmijë dhe 6 të rritur dhe se të gjithë ishin në gjendje të qëndrueshme.

Zëdhënësja e policisë, Deanna Bettineschi tha se ishin goditur dhe 4 fëmijë të moshës 1 deri 17 vjeç dhe pesë të rritur mes moshës 25 dhe 65 vjeç.

Ngjarja ndodhi pak përpara orës 7 të pasdites, sipas orës lokale në shtetin e Floridës, ku nisja e një debati u përshkallëzua në përdorimin e   armës dhe u regjistruan disa të shtëna.

Të paktën një person ndodhet në paraburgim për ngjarjen, por forcat policore vazhdojnë kërkimet për të dyshuar të tjerë.

Zyrtarë të policisë thanë se gjatë kohës që u regjistrua përplasja me armë, në zonë ndodheshin mijëra njerëz, por edhe dhjetëra oficerë policie të cilët reaguan menjëherë.

Policia tha se në vendngjarje do të ketë prani të shtuar të oficerëve ndërsa vijojnë hetimet.

Top Channel