Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha mund të rikthehet me një këngë në gjuhën shqipe.

Artistja me famë botërore ka postuar një demo në rrjetin social “Instagram”, teksa këndon shqip. Kënga titullohet “Të dua” dhe Bebe pyet ndjekësit nëse duhet ta publikojë këtë këngë. Videon e shoqëron me flamurin kuq e zi.

Me origjinë nga Dibra, e lindur në New York, Bebe Rexha ka ngjitur shkallët e karrierës në muzikë, me këngët e saj që numërojnë miliona klikime. Megjithatë, artistja nuk e ka fshehur asnjëherë origjinën e saj, madje ka dhuruar emocione me koncertet që i ka dhuruar publikut shqiptar në Tiranë.

FOTO GALERI
7/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA