Përshkallëzohet “lufta” Musk-BE! Ministri francez kërcënon ndalimin e Twitter-it, nëse nuk zbaton rregullat e bllokut

30/05/2023 21:09

Ministri për Tranzicionin Dixhital dhe Telekomunikacion i Francës, Jean-Noël Barrot ka kërcënuar ndalimin e Twitter-it në vendet e bllokut nëse nuk zbaton rregullat e BE-së.

Gjatë një interviste për rrjetin radiofonik France Info, Barrot tha se kompania amerikane do të ndalohej nga BE nëse refuzonte të ndiqte Aktin e ardhshëm Evropian të Shërbimeve Dixhitale, i cili hyn në fuqi në të gjithë BE-në në fund të gushtit.

Dezinformimi është një nga kërcënimet më të rënda që rëndon mbi demokracitë tona. Nëse Twitter, në mënyrë të përsëritur nuk ndjek rregullat tona, do të ndalohet nga BE”, ka thënë Barrot.

Deklaratat shënojnë përshkallëzimin e një lufte të vazhdueshme midis zyrtarëve evropianë dhe Twitter, e cila u ble vitin e kaluar nga Elon Musk, miliarderi i diskutueshëm që kontrollon gjithashtu Tesla dhe SpaceX.

Top Channel