Ndalon konkursi ‘i bukurisë’ kur spektatori ‘i pakënaqur’ bastis në skenë dhe thyen kurorën e Miss-it (fotot)

30/05/2023 21:47

Një konkurs bukurie është ndërprerë në fundjavë kur një burrë i tërbuar ka bastisur në skenë dhe ka përplasur përtokë kurorën e fitueses/it.

Konkursi brazilian Miss Gay Mato Grosso 2023, i përfshirë në kategorinë ‘LGBTQIAP+ ndaloi të shtunën prej revoltës së spektatorëve sapo konkurentja Emannuelly Belini u shpall fituese.

Disa momente para se të niste drama, Emannuelly, që përfaqësonte bashkinë e Várzea Grande, qëndronte në skenë e kapur për dore me Nathally Becker, përfaqësuese e Cuiabá, teksa prisnin shpalljen e fituesit.

Emannuelly u emërua rrjedhimisht si fituese dhe vuri duart në fytyrë nga emocionet, por sapo po bëhej gati të merrte kurorën e saj ‘tiara’, një burrë i tërbuar u ngjit në skenë dhe kapi kurorën duke e përplasur me forcë në tokë.

Burri nuk është identifikuar publikisht por rrjeti vendas Globo tha se ishte i dashuri i të renditurës në vendin e dytë Nathally.

I zemëruar se partnerja e tij nuk fitoi kurorën, ai e mori atë përsëri nga toka dhe e përplasi përtokë duke e bërë copa-copa.

Nathally, e cila qëndronte e ngrirë nga tronditja, u thirr më pas prapa skene nga bashkëshorti, i cili më tej u ndalua nga siguria.

Mediat thonin se kompeticioni kishte qenë ‘shumë rivalizues’, sidomos mes dy finalisteve të fundit.

Në një deklaratë të lëshuar nga organizatori Malone Haenisch, thuhet se burri mendonte se rezultati nuk kishte qenë i drejtë prandaj kishte shkaktuar dëmin dhe incidentin.

“Ne e dënojmë me vendosmëri incidentin që ndodhi kur po kurorëzohej Miss Várzea Grande,” tha ai.

“Kjo ndodhi kur partneri i Miss Cuiabá, e cila u rendit e dyta, pushtoi skenën dhe shkatërroi kurorën me agresivitet”.

Haenisch insistonte se gjykimi për Miss Gay Mato Grosso ishte i drejtë.

“Ne konfirmojmë vendimin e jurisë dhe simpatizojmë me Miss-in e zgjedhur, ashtu si dhe me  [Becker], pasi ajo nuk është përgjegjëse për sjelljen e palëve të treta.”

FOTO GALERI
1/3
Konkursi brazilian Miss Gay Mato Grosso 2023, i përfshirë në kategorinë 'LGBTQIAP+ ndaloi të shtunën prej revoltës së spektatorëve sapo konkurentja Emannuelly Belini u shpall fituese.

Top Channel