Zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se kryetarët e zgjedhur në 4 komunat veriore mund të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre vetëm nga ndërtesat e komunës. Lidhur me këtë, ai ka biseduar me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, të cilën e ka pritur në takim.

Bislimi ka theksuar se është e rëndësishme që kryetarët në veri të fillojnë sa më parë ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

“Në lidhje me situatën në veri, u ritheksua se është e rëndësishme që kryetarët e zgjedhur të fillojnë sa më parë me ofrimin e shërbimeve për qytetarët. Si kryetarë tё komunave, ata mund tё ushtrojnë pёrgjegjёsitё e tyre vetëm nga ndërtesat e komunës, nga ku dhe shërbejnë për interesat e secilit qytetar pa dallim”, është bërë e ditur në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Disa serbë në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç, po protestojnë duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale. Policia e Kosovës dhe pjesëtarët e KFOR-it kanë shtuar praninë, ndërkohë që serbët në Zveçan kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të Policisë.

Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA