Festivali Shpirti i Ballkanit është organizuar në qytetin e Korçës në edicionin e tij të 5 duke sjellë një atmosferë të mrekullueshme me elemente folklorikë në teatrin Andon Zako Çajupi.
Tradita ballkanase e veshjeve dhe valleve karakteristile bëri bashkë grupet nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut , Bosnjë Hercegovina dhe Greqia.
Për organizatorin Arjan Alimehmeti performanca e grupeve edhe pse kanë veçantitë e tyre sjellin edhe elementet e traditës dhe folklorit të secilit popull
Arjan Avrazi studiues i folkorit thotë se ka më shumë nevojë që mësimi i folklorit të ofrohet për të rinjtë.
Tzoumerkiotis Grigoris pjese e asamblit folklorik te Greqisë ka ardhur për herë të parë në Korçë duke përcjellë traditat dhe folkorin e vendit të tij.
Festivali folklorik Shpirti i Ballkanit prej 5 vitesh sjell në Korçë amsamble folklorike të vendeve të rajonit duke bërë të mundur përcjelljen e elementeve të folklorit për artdashesit
Top Channel