Mbërrin në Tenerife MV Hondius, anija turistike me pasagjerë me hantavirus nën masa të rrepta sigurie Almeda Abazi në një intervistë ekskluzive për “S’e Luan Topi”, ka folur për njohjen me aktorin dhe tashmë bashkëshortin e saj, Tolgahan Sayişman. Modelja e njohur shqiptare tha se kishin të njëjtin grup shoqëror.
E pyetur nëse kishte ndonjë shkëndijë apo gjest që i çoi drejt romancës, Almeda thotë se vetë është e ftohtë në karakter, kështu që pjesën e flirtit ia la Tolgës. Megjithatë, në fund kuptoi që ajo dhe Tolga ishin të ngjashëm në karakter, edhe pse ishte ai që e bëri hapin i pari.
Pjesë nga biseda:
Almeda: Kishim të njëjtin rreth shoqëror. Shiheshim me njëri-tjetërin shumë shpesh. Pëlqeheshim, por që nuk e denim.
Erjona Rusi: Por s’kishte asnjë shkëndijë. Nuk kishte bërë nonjë gjest, apo nuk e di?
Amleda: Sigurisht që kishte, por unë jam pak njeri i ftohtë në aspektin e lidhjeve. Nuk flirtoj shumë kollaj, ndaj ja lash Tolgës atë pjesë. Por që pëlqimin e kisha sigurisht. Edhe Tolga tipin e ka si unë, që do të thotë se edhe ai ka pritur nga unë.
Pra të dy prisnim nga një shenjë nga njeri-tjetri dhe Tolga e dha shenjën.
Erjona Rusi: Cili ishte ky sinjali i parë?
Almeda: Në fillim neve ishim… pra siç e thash, unë nuk dola me ftesën e parë. Ne në fakt kishim dalë shpesh në grup, por kësaj radhe kërkoi që të dilnim tek.
Top Channel