Këngëtarja Soni Malaj është ngjitur sot në skenën e “S’e Luan Topi”, duke lumturuar fansat me zërin e saj.

Krahas këngës, të cilën e konsideron dashurinë e saj të parë, artistja shqiptare ka rrëfyer detaje mbi karrierën dhe jetën personale, mes të cilave edhe për raportin me këngëtarin e mirënjohur Flori Mumajesi.

E pyetur se si e komenton postimin e Florit, që krahasonte puthjen mes tyre dhe çiftit Kiara-Luiz, Soni përgjigjet se: “Ka qenë diçka shumë e sinqertë sepse ne atëherë nuk bënim gjëra për showbizz. Dhe e ka rikujtuar, ndoshta për të bërë një analogji, që edhe Luizi me Kiarën kanë një dashuri të bukur edhe të sinqertë siç e kemi pasur edhe ne atëhere.”

Pjesë nga biseda:

Soni: Unë me Florin tashmë jemi miq dhe, edhe vetë e kemi harruar atë gjë. Madje edhe publiku si rrjedhojë.

Erjona Rusi: Edhe publiku? Jo në fakt publiku se ka harruar, sepse përveç atij bashkëpunimi, je rikthyer në një bashkëpunim tjetër me Florin “Versioni im”.

Soni: Po patjetër sepse… Unë me Florin kemi qenë shumë miq më përpara, ndodhi pastaj një romancë dhe pas asaj iu rikthyem dashurisë tonë të parë që është muzika si miq, gjithmon si miq. Kemi vazhduar jetët tona.

Erjona Rusi: Versjoni im ka qenë propozim i Florit? Ai ka qenë tekstshkrues në mos të gaboj?

Soni: Ka qenë personi që e ngjizi atë këngë, qoftë edhe muzikalisht së bashku me Brunon.

Erjona Rusi: Publiku nuk e ka harruar ose ndoshta është kujtuar dhe ka bërë pak çudi fakti që Flori ka postuar foto të çiftit actual më të famshëm të showbizzit shqiptar, që është Luizi dhe Kiara, dhe ka vendosur edhe foton tuaj duke u puthur në skenë…

Soni: Po, është një emocion në rini. Ka qenë diçka shumë e sinqertë sepse ne atëherë nuk bënim gjëra për showbizz. Dhe e ka rikujtuar, ndoshta për të bërë një analogji, që edhe Luizi me Kiarën kanë një dashuri të bukur edhe të sinqertë siç kemi pasur edhe ne atëhere.

Erjona Rusi: Po ty të bëri përshtypje ky postim?

Soni: Po jo, unë me Florin nuk është se flasim për… Thash në jetët tona ne kemi mbetur miq, kontaktohemi herë pas here, i themi njeri-tjetrit si je. Mund të marrim nonjë mendim përsa i përket gjërave muzikore.

Top Channel