Prezantuesja amerikane thotë se programi ‘American Idol’ ka sjellë ‘shembjen e shoqërisë’ njerëzore (fotot)

27/05/2023 18:05

Prezantuesja e komentatorja e vjetër e ‘showbiz’ në SHBA, Whoopi Goldberg ka thënë së fundmi se nuk dëshiron të shohë më programe spektakli në televizionet amerikane pas zhgënjimeve të njëpasnjëshme, veçanërisht me programin e talenteve ‘American Idol” dhe të tjera të formatit të ashtuquajtur ‘reality TV’.

Përveç përçmimit për programe si ‘The Kardashians apo Love is Blind, 67-vjeçarja ishte veçanërisht dënuese ndaj ‘American Idol’ të cilin e bënte përgjegjës për atë që quante “shembje e shoqërisë”.

Gazetarja e vjetër bënte komentet në dokumentarin e pritur me titull: ‘Anna Nicole Smith: You Don’t Know Me.

Dokumentari që publikohet këtë muaj hedh dritë mbijeton e aktores së vjetër erotike life Playboy dhe modele e Guess që u bë e famshme në vitet 1990-të.

Duke folur mbi dokumentarin dhe duke reflektuar mbi jetën e shkurtër tragjike të Nicole Smith, prezantuesja reflektonte mbi pasojat e famës së ‘reality TV’ te protagonistët e saj.

Në një moment ajo u thotë intervistuesve: “Kemi programe si ‘Gratë e Basketbollistëve’ apo ‘Shtëpiake të dëshpëruara’ që ngrejnë lart këto njerëz dhe të japin përshtypjen se ti që jeton jetën tënde, po bën diçka të gabuar”.

Goldberg më tej shprehu shqetësimin se audiencat shikonin këto programe vetëm “për t’u ndjerë më mirë” dhe shtonte se “njerezit kanë qejf të gjykojnë”.

“Ne si shoqëri kemi qejf të shikojmë gjëra për të gjykuar të tjerët. Unë gjithmonë kam besuar se shkatërrimi i shoqërisë do të vijë nga ai programi … si e ka emrin, American Idol?”

Megjithëse komentet e saj mund të jenë të ashpra gazetarja vijonte të godiste programet e dekadës së fundit duke thënë se ushqejnë vetëm egon e njerëzve.

“Kur i jep njerëzve aftësinë të gjykojnë të tjerët, ata nuk përmbahen dot më dhe kjo del jashtë kontrolli , kjo sjell vetëm përcarje dhe konflikt”, tha prezantuesja pa hezituar.

“Ata ftojnë publikun të vendosë se sa vlen ky person, dhe pasi hyn brenda këtij cikli nuk del dot më jashtë, do ta zbatosh kudo që të ndodhesh”.

Nuk dihet ende por në disa nga komentet thuhej se Goldberg kishte goditur diçka ‘të rëndësishme’ në shoqërinë aktuale njerëzore.

FOTO GALERI
1/3
Whoopi Goldberg ka thënë së fundmi se nuk dëshiron të shohë më programe spektakli në televizionet amerikane pas zhgënjimeve të njëpasnjëshme

Top Channel