Muzikali ‘Notre Dame De Paris’ nesër në “Air Albania”, Talar: I krahasueshëm me arenën e Veronës

27/05/2023 22:21

Muzikali i famshëm që ka thyer rekordet Guinness “Notre Dame de Paris” vjen këtë të dielë në stadiumin Air Albania me plot surpriza.

Producenti Nicolas Talar u shpreh entuziast që “Notre Dame de Paris” do të vihet në stadiumin “Air Albania” që është i krahasueshëm me arenën e Veronës.

“Jemi me të vërtetë të lumtur që kemi mundësi të luajmë në Tiranë dhe dua të falenderoj jashtëzakonisht shumë Elhaidën. Është me të vërtetë fantastike të performojmë dhe të luajmë në një vend të tillë. Besoj se mund të jetë, le të themi teatri jonë më i madh për “Notre Dame de Paris” stadium i “Air Albania” është i krahasueshëm me arenën e Veronës ku ne luajtëm variantin Italian të “Notre Dame de Paris”. Kjo është e mundur gjithashtu për shkak të mbështetjes që patëm nga Bashkia e Tiranës dhe nga Qeveria e Shqipërisë që kanë ndihmuar jashtëzakonisht shumë që ne të vijmë këtu”, deklaroi Nicolas Talar.

Kryevepra e Victor Hygoit vjen nga i madhi, Riçardo Coçiante.

“Unë jam i lumtur që të vij këtu në Tiranë. Kishim kohë që po mendonim të vinim. Elhaida na shtyu jashtëzakonisht shumë që të vijmë këtu. Jam i lumtur gjithashtu që kemi një kast fantastik me ne. Do të dënjoni nga Esmeralda që është fantasike, pra nga Elhaida që është fantastike. Mua më kan pritur disa herë këtu në Tiranë dhe kam pasur një pritje fantastike”, deklaroi Riçardo Coçiante.

Këngëtarja Elhaida Dani falenderoi të gjithë ata që bënë të mundur një event të tillë dhe publikun shqiptar për mikpritjen.

“Do doja thjeshtë t’ju falenderoja që jeni sot këtu. T’ju falenderoja për të gjithë interesin që keni treguar, t’ju falenderoja për gjithë dashurinë që po na jepni nëpërmjet rrjeteve sociale, nëpërmejt shitjeve të biletave. E ndiejmë shumë këtë interesim, këtë dashuri që publiku shqiptar po na jep edhe jam me të vërtetë shumë kurioze si do shkojë nata e nesërme”, tha Dani.

Top Channel