FOTO/ Vapa ekstreme në Britani, Mbreti Charles freskohet me ventilator gjatë një eventi në St James’s Palace
Policia në Berlin thanë se kanë hapur një hetim ndaj muzikantit veteran britanik Roger Waters si i dyshuar për ‘nxitje urrejtjeje’ teksa ish-kreu i grupit të njohur të rrokut Pink Floyd, performonte në koncertin e tij javën e kaluar në kryeqytetin gjerman.
Imazhet në rrjetet sociale tregonin Waters që hiqej sikur qëllonte me një automatik të epokës naziste, i veshur me një pardesy të zezë me një fashë të kuqe në krah.
Policia tha se po hetonte nëse konteksti i kostumit mund të ishte një referencë, mbështetje apo lavdërim ndaj regjimit nazist, dhe prishje e qetësisë publike.
Ata thanë se pas kryerjes së hetimeve çështja do të dorëzohet te prokurorët e Berlinit, për të vendosur nëse do të ngrejnë akuza.
Waters ka tërhequr dhe më parë akuza për çështje të ngjashme teksa është një mbështetës i lëvizjes për lirinë e Palestinës dhe ka bërë thirrje për bojkot e sanksione ndaj Izraelit, çka ka sjell akuza anti-semitizmi nga grupet hebreje.
Autoritetet në Frankfurt janë përpjekur të ndalojnë një koncert të tij aty më 28 maj por Waters sfidoi lëvizjen në gjykatën lokale dhe ajo i dha të drejtë të mbajë koncertin.
Performanca e tij në koncertin e të dielës u shoqërua me protesta nga komuniteti hebre vendas.
Vitin e kaluar qyteti polak i Krakow zbuloi një koncert të Waters prej qëndrimit të tij aprovues ndaj Rusisë në konfliktin me Ukrainën.
Top Channel