Diferenca ideale e moshës mes dy partnerëve ka qenë temë diskutimi këtë të premte në “Më lër të flas”.

Në lidhje me këtë temë kanë dhënë opinion e tyre edhe të ftuarit, ku një ndër ta ishte moderatori Ed Manushi, i cili u shpreh se do të kishte dëshirë që partnerja e tij të ishte disa vite më e madhe, megjithëse pak më vonë tha se kjo ishte një shaka.

Nga ana tjetër autorja Olsa Muhameti u shpreh se nuk është dashuria ajo që ka rëndësi në një marrëdhënie por edhe marrëdhëniet seksuale.

Manushi: Sa i përket diferencës, mendoj se idealja është 7-10. Idealja është 7.5. Do vdisja ta kisha partneren më të madhe. Ishte një batutë.

Olsa: Është pak klishe të themi është e rëndësishme dashuria, nuk e mban vetëm dashuria një marrëdhënie e mban edhe seksi. Nëse e merr partnerin si Dua Lipa 14 vite më të madh do të çedosh te kjo pika kryesore. Nëse ke një partner 14 vite më të madh, detyrimisht do të çedoje kjo pjesa e seksit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA