Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të shfrytëzojë të gjitha mekanizmat diplomatik e shtetërorë për të shmangur destabilizimin në vend.

Më lejoni të ndajë shqetësimin tuaj dhe timin mbi ngjarjet në veri të vendit dhe të jap mbështetjen e LDK-së për djemtë tanë në veri. Të bëjë thirrje dhe ftesë që institucionet e vendit, përkatësisht Qeveria e Kosovës të shfrytëzojë të gjithë potencialin e vet diplomatik e qytetar, të koordinojë çdo përpjekje të vet me aleatë tanë, në mënyrë që të sigurojmë funksionimin e rregullt të institucioneve tona në veri të Kosovës, me shmangien nga çdo grancke poteciale destabilizuese që vie nga Serbia, e që më pas në përkthehet në konsensione të tjera. Përgjegjësia e matur në këto momente është jetike për funksionimin e Republikës së Kosovës“, ka deklaruar ai në hapje të Këshillit të Përgjithshmen të partisë.

Të shtëna armësh u regjistruan sot në Zveçan, ndërsa janë djegur vetura të Policisë. Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë qytetarët e mbledhur para objektit të Komunës së Zveçanit. Gjatë ditës, Policia e Kosovës ka njoftuar se po asiston kryetarët e zgjedhur për të hyrë në objektet komunale.

Kryetari i Zveçanit, ai i Leposaviqit dhe kryetari i Zubin Potokut, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, kanë kryer betimin të enjten. Asnjëri prej tyre nuk është betuar në objektin e komunës përkatëse, përveç kryetarit të veriut të Mitrovicës. Zgjedhjet në veri janë bojkotuar nga partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, me mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Kryetarët paraprakë nga kjo parti, kanë dhënë dorëheqje nëntorin e vitit të kaluar. Ata janë larguar nga institucionet në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës që ka detyruar qytetarët t’i kthejnë targat e veturave nga ilegale në ato të Republikës së Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA