“Miss & Mr. Durrësi 2023”/ Tea Jahja dhe Kleo Kulja u përzgjodhën mes 48 të rinjve

25/05/2023 12:29

Durrësi ka kurorëzuar më të mirët e bukurisë gjatë spektaklit “Miss & Mr. Durrësi 2023”. Tea Jahja dhe Kleo Kulja u përzgjodhën mes 48 të rinjve si përfaqësues të bukurisë durrsake për këtë vit.

Të vlerësuar nga juria dhe duartrokitjet e publikut, ata do të përfaqësojnë qytetin bregdetar në aktivitetet e ardhshme kombëtare të bukurisë. Spektakli që këtë vit shënoi 21-vjetorin e organizimit të tij, përcolli energjinë dhe freskinë e moshës, si dhe vlerat që mbart bukuria dhe arti në Durrës.

E konceptuar si një spektakël, gara e përvitshme e bukurisë u zhvillua në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në prani të një publiku kryesisht të ri, i cili u bë pjesë aktive e spektaklit. Të rinjtë sfiluan me veshje të ndryshme për të shfaqur hiret e tyre, si dhe iu përgjigjën pyetjeve për të dëshmuar përtej bukurisë fizike edhe zgjuarsinë e bukurinë shpirtërore.

Top Channel