Dhunoi me sende të forta bashkëshorten, arrestohet një person në Gjirokastër

25/05/2023 12:07
Foto Ilustruese

Një person është vënë në pranga nga policia e Gjirokastrës pasi udhtroi dhunë fizike dhe ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar dëmtime.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin me iniciale B. D..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel