Festim Bexhdili, i dënuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me burgim të përjetshëm për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës në janarin e vitit 2020, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë

Pas rrëmbimit Jan Prenga u dërgua në kompleksin “Golden” në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit, ku Festim Bexhdili punonte si kopshtar.

Sipas pamjeve nga kamerat e sigurisë, Jan Prenga dyshohet se u dhunua për vdekje dhe asgjësimi i trupit ka dyshime se u bë në fshatin Pjezë, shumë pranë kompleksit.

Hetuesit besojnë gjithashtu se Festim Bexhdili, kopshtari i kompleksit Golden di vendin ku mund të jetë groposur Jan Prenga.

Për ngjarjen u arrestuan Bajram Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja, Elton Hajri, Festim Bixhdili dhe Ardian Doçaj. Sipas SPAK, rrëmbimi i Prengës erdhi për shkak të vjedhjes së një sasie kokainë të mbërritur nga Ekuadori në portin britanik Portsmouth.

Familja Prenga zhvilloi edhe negociatat me rrëmbyesit dhe një pjesë e kokainës u dorëzua, por ndërkohë Jan Prenga kishte humbur jetën.

Top Channel