Një grup grash iraniane, që mbahen për arsye politike në burgun Evin të Teheranit, organizuan një protestë brenda institucionit famëkeq të ndëshkimit, duke ngritur zërin kundër ekzekutimit të fundit të tre pjesëmarrësve në tubimet anti-qeveritare.

Gratë protestuan edhe gjatë rritjes në vetvete të përdorimit të dënimit me vdekje në republikën islamike, që ka tërhequr kritikat e grupeve për të drejtat e njeriut dhe qeverive në mbarë botën. Sipas raporteve të publikuara në rrjetet sociale, kësaj proteste iu bashkuan disa prej të burgosurave më të njohura politike në Iran si Sepideh Gholian e Bahareh Hedayat.

Ato mbajtën një ceremoni në oborrin e repartit të grave për të protestuar ndaj ekzekutimeve të fundit, duke përfshirë varjen e dy personave në burgun e Arakit me akuzën për blasfemi  dhe tre ekzekutimet në Isfahan”.

Nuk dihet nëse autoritetet e rrepta vendase  i kanë ndëshkuar për këtë veprim. Gjyqësori i Iranit, i nxitur nga liderët e lartë, mori një qëndrim ekstrem ndaj tubuesve që dolën nëpër rrugë kundër vdekjes së Mahsa Aminit në shtator në duart e të ashtuquajturës “polici e moralit”.

22-vjeçarja ndërroi jetë teksa mbahej në paraburgim në Teheran, pasi u ndalua me arsyen se nuk e kishte vendosur shaminë e kokës në mënyrë të duhur.

Top Channel