Prej 7 vitesh një qytetar endet zyrave të përmbarimit, pasi nuk mundet të marr dot hipotekën e shtëpisë edhe pse ka një vendim të formës së prerë.
Përmbaruesi justifikohet se nuk merr përgjigje nga institucionet dhe nuk ka dijeni për palën tjetër për të cilin ligji i jep të drejtën ta detyrojë për të ekzekutuar vendimin gjyqësor të formës së prerë.
Todi Dhimo u ankua në Fiks Fare se nuk po i ekzekutohet një vendim gjykate i cili ka marrë formë të prerë që në 2016. Kohë në të cilën i është drejtuar edhe Përmbarimit Shtetëror .
Zanafilla e të gjithë problemit të tij është se pasi bleu dy hyrje në një pallat , pronari nuk pranoi t’i bënte kontratën përfundimtare dhe më pas t’i kalonte pronësinë. Z. Dhimo iu drejtua gjykatës në 2016, ku mori dhe vendimin e formës së prerë në favor të tij.
Në vendim thuhet se qytetari do marrë një pjesë parash nga ndërtuesi, pasi ka paguar për më shumë metra seç ka realisht dhe i kërkohet përmbarimit që të bëjë kalimin e shumës nga debitori tek kreditori ,gjë e cila është bërë që në 2017. Pika e cila është e pazbatuar është nënshkrimi i kontratës mes ndërtuesit dhe blerësit dhe kalimi i pronësisë tek ky i fundit.
Z.Dhimo thotë se sa here interesohet pranë përmbarimit asnjëherë nuk merr një përgjigje njësoj. Duke u sorollatur për një kohë kaq të gjatë ai iu drejtua Fiks Fare për ta ndihmuar.
Qytetari takon përmbaruesin Benard Keçi, i cili ka dosjen e tij dhe i thotë se i ka bërë shkresë ZRPP dhe nuk ka marrë përgjigje. Për sa i përket ndërtuesit ai thotë se nuk merr dijeni, pra që nuk dihet se ku është, pasi në adresën e regjistruar nuk figuron. “S’kemi çfarë bëjmë! Interesohu vetë njëherë në ZRPP dhe me thuaj çfarë të thonë dhe të di dhe unë si të veproj të vazhdoj” i thotë përmbaruesi Këçi .
Pra punën e përmbaruesit ta bëjë qytetari, madje i thotë edhe tako ndërtuesin dhe bini dakord që ai të firmosë kontratën e të procedojë më vonë me hipotekën. Po nesë qytetari do binte dakord me ndërtuesin pse do shkonte në gjyq e më pas në përmbarim?!
Në këto kushte Fiksi telefonon drejtorin e Përmbarimit Shtëtërorz z. Piro Lutaj i cili i pret qytetarët në zyrën e tij. Ai pasi dëgjon qytetarin thërret një punonjëse ku i kërkon që të kalohet në sitë gjithë dosja e qytetarit i cili ka 7 vite që sorollatet. Ai kërkon të informohet mbi gjithçka për rastin në fjalë dhe i premton në fund qytetarit se çdo njëri i përfshirë do të mbajë përgjegjësitë që i takojnë. ” Pasi të informohem do ju thërras përsëri e do u them se çfarë do të bëjmë në vazhdim” përfundon takimi me drejtorin Lutaj.
Top Channel