Foto ilustruese

Një 26-vjeçar, punonjës ndërtimi, ka rënë nga lartësia gjatë kohës që ishte duke punuar.

I riu është rrëzuar nga një pallat në ndërtim e sipër, në rrugën “Besnik Hidri” të Tiranës. 26-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 23.05.2023, në rrugën “Besnik Hidri”, në një pallat në ndërtim e sipër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi E. H., 26 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel