Pas divorcit të bujshëm, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos gjen sërish dashurinë! Fejohet me Lauren Sanchez

23/05/2023 10:28

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos fejohet me Lauren Sanchez. Çifti u takuan me njeri-tjetrin në vitin 2016, teksa të dy ishin ende të martuar me partnerët përkatës, Mackenzie Bezos dhe Patrick Whitesell.

Ish-prezantuesja televizive 53-vjeçare u fotografua me miliarderin Bezos në superjahtin e tij prej 500 milionë dollarësh në brigjet e Kanës të hënën. Javën e kaluar çifti u pa duke lundruar me jaht rreth ishullit spanjoll të Mallorca, ndërsa sipas raporteve, aty ishte edhe ku Bezos i propozoi Sanchez.

Miliarderi Bezos u prezantua me Sanchez kur ajo ishte një spikere e “Good Morning LA” në Fox. Ata u takuan përmes mikut të Bezos dhe bashkëshortit të saj të atëhershëm Patrick Whitesell, i cili drejton një agjenci talentesh në Hollywood.

Bezos dhe Sanchez filluan një lidhje, e cila u bë publike nga National Enquirer në 2019. Pothuajse në të njëjtën kohë, kur bashkëshortja e Bezos tha në rrjetet sociale se po divorcohej nga miliarderi, megjithëse të dy insistuan se ndarja ishte miqësore.

Lidhja gjithashtu i dha fund martesës 13-vjeçare të Sanchez me Whitesell. Bezos kishte 4 fëmijë me gruan e tij të parë, e cila fitoi më shumë se 35 miliardë dollarë në zgjidhjen e divorcit dhe më vonë u martua me mësuesin e shkencave të fëmijëve të saj, Dan Jewett, megjithëse ajo martesë përfundoi në shtator 2022.

Sanchez ka tre fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA