Dita e Marinsave/ Zelensky viziton trupat e vijës së parë të zjarrit: Lavdi kujtdo që mbron Ukrainën!

23/05/2023 10:14

Presidenti Volodymyr Zelensky ka vizituar trupat e vijës së parë për t’i uruar ata në Ditën e Marinsave të Ukrainës.

Përmes një mesazhi në platformën e tij në Telegram, Zelensky postoi foto që tregonin atë duke dhënë çmime dhe duke pozuar për një fotografi në grup me marinsat.

“Mbrojtësit tanë. Vija e pare e sulmit. Sot jam këtu për të uruar luftëtarët tanë për Ditën e Marinsave të Ukrainës. Lavdi kujtdo që mbron Ukrainën! “- shkroi Zelensky krahas fotove në Telegram.

Top Channel