Një 17-vjeçar mbeti i vdekur një natë më parë ndërsa drejtonte makinën dhe humbi kontrollin e saj në Baldushk.

Ai po udhëtonte së bashku me vëllanë dhe dy miq të cilët nuk pësuan dëmtime serioze, ndërsa i mituri humbi jetën në vendngjarje. Dyshohet se shpejtësia ishte tej normave të caktuara kur 17-vjeçari ka hyrë në kthesë me shpejtësi.

I mituri më pas ka humbur drejtimin dhe është përplasur. Bazuar edhe në moshën e tij, ai rezulton të jetë pa leje drejtimi, ndërsa makina dyshohet të jetë e një prej të afërmve të tij.

Mësohet se aksidenti ndodhi pak kilometra larg banesës së viktimës.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.05.2023, rreth orës 22:30, në Baldushk, shtetasi Sh. V., 17 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i automjetit, shtetasi Sh. V., ka ndërruar jeetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”

Top Channel