Itali/ Turisti përballet me prerjen e organit gjenital pasi kreu marrëdhënie nën ndikimin e drogës për 24 orë

22/05/2023 13:57

Një burrë po përballet me prerjen e penisit pasi ka kryer marrëdhënie seksuale për 24 orë, ndërsa ishte nën ndikimin e drogës.

50-vjeçari gjerman i paidentifikuar ndodhet në gjendje të rëndë në një spital në Grosseto të Italisë, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale nën ndikimin e drogës për rreth 24 orë.

Burri dhe gruaja e tij dyshohet se kishin një natë “të çmendur” duke bërë dashuri pasi morën ekstazë në apartamentin e tyre në Castel del Piano.

Mediat lokale raportojnë se burri më pas u ndje keq dhe u paraqit në spitalin Misericordia në fillim të këtij muaji.

Aktualisht ai ndodhet në repartin e terapisë intensive, por prognoza e tij mbetet konfidenciale dhe emri i çiftit nuk bëhet i ditur.

Sipas raportimeve të mediave lokale, ai kishte një goditje septike që shkaktoi nekrozë të penisit dhe skrotumit të tij.

Gjithashtu në Itali, muajin e kaluar u raportua se një urolog është nën hetim pasi i preu organin gjenital një pacienti për shkak të një tumori që nuk ekzistonte.

Kirurgu 30-vjeçar akuzohet se i ka shkaktuar lëndime të rënda një pacienti të paidentifikuar në rajonin e Toskanës në vitin 2018.

Burri, tani 68 vjeç, dëshiron të çojë në gjykatë kirurgun 35-vjeçar dhe kërkon kompensim prej 400,000 € (350,000 £).

Pacienti tha se ka pësuar “dëmtime shumë të rënda” dhe se meriton të kompensohet për humbjen fizike të penisit si dhe për traumën psikologjike që ka kaluar.

Top Channel