Zgjedhjet e 14 majit/ Celibashi miraton rezultatin në bashkitë Tiranë dhe Durrës

21/05/2023 12:51

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi miratoi rezultatin final të zgjedhjeve vendore të 14 majit në dy nga bashkitë më të mëdha të vendit, Tiranë dhe Durrës.

Erion Veliaj konfirmohet fitues i zgjedhjeve në bashkinë Tiranë, ndërsa Emiriana Sako konfirmohet fituese e zgjedhjeve në bashkinë Durrës.

Komisioneri Shteteror i Zgjedhjeve zhvillon seance publike diten e Diele, date 21 Maj 2023, ora 12:30.

Rendi i dites:
Çështje për shqyrtim rishtas
Projektvendim “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë dhe për Këshillin e Bashkisë, në zonën zgjedhore Bashkia Tiranë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.
Projektvendim “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë dhe për Këshillin e Bashkisë, në zonën zgjedhore Bashkia Durrës, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Top Channel