Koncerti i Mihallaq Andreas/ Kantautori korçar ringjitet në skenë pas një mungese të gjatë

21/05/2023 12:59

Kantautori i njohur korçar Mihallaq Andrea pas disa vitesh mungesë është ngjitur në skenën e teatrit të Korçës me një koncert që ka sjellë për publikun këngët e tij hite të riorkestruara.

Së bashku me instrumentistë dhe vokalistë të tjerë artisti që nisi të këndojë dhe krijuesi i shumë serenatave prej moshës 14 vjeçare përcolli emocione të shumta në teatrin e mbushur me publik si rrallë herë të cilit ai thotë se ja dedikoi këtë koncert.

Me modesti artisti i madh tregon se në këtë koncert erdhi ndryshe dhe se serenatat mund të këndohen jo vetëm me kitara por edhe me një orkestër.

Këngëtari Redon Makashi,  një prej artistëve të shumtë që kënduan krah Mihallaq Andreas në këtë koncert vlerëson rikthimin në skenë të kantautorit dhe krijuesit të shumë hiteve shqiptare.

Mihallaq Andrea ka një karrierë të pasur muzikore si kantautor ndërsa në repertorin e tij numërohen mbi 500 tekste e këngë.

Top Channel