Moderatorja Grida Duma është një nga personazhët mediatikë që nuk flet për jetën e saj personale, por kësaj here vëllezërit Veshaj arritën të “thyenin akullin”.
Duma deklaroi për herë të parë se nuk është vetëm, pra ka një person në jetën e saj, pavarësisht se nuk dha më shumë detaje ajo iu përgjigj pozitivisht pyetjeve të Romeos në “Më lër të flas”.
Romeo Veshaj: Grida nuk e mohoi që nuk kishte të dashur.
Grida Duma: Pse duhet ta bëj, edhe po të mos e kisha do të thoja e kam. Jo më kur kam.
Romeo Veshaj: Ti dukesh një grua shumë e fortë. Por çdo grua e fortë ka nevojë për një përqafim.
Grida Duma: Po patjetër që ka. Çdo të thotë një grua e fortë, çdo grua, çdo burrë.
Romeo Veshaj: A e ke atë përqafimin?
Grida Duma: Po e kam, patjetër që e kam.
Romeo Veshaj: Tani vdiqën ëndrrat e treçerek shqiptarëve.
Top Channel